Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Dy ditë para mbylljes së vitit kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri. Gent Cakaj dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme. Në krye të ministrisë së Jashtme, Rama emëroi Olta Xhaçkën. Rama ka “çuditur” sërish duke rithyer në kabinetin e tij qeverisës Niko Peleshin. 

Ndryshime (pa)parashikuara në qeveri, pse Rama zgjodhi të bëjë riciklim ministrash në prag të ndërrimit të viteve.

Rama bën bilancin e 2020-ës dhe tregon se kujt i kërkon falje. Vaksinimi nis në janar, tha ai. Sa i përket debatit të momentit që lidhet me zgjerimin e Greqisë në detin Jon, Rama tha se ata po ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj aktorëve të politikës shqiptare.

Mblidhet pas tri vitesh Gjykata Kushtetuese, çfarë u vendos në takimin e parë.

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet sërish numri i viktimave, 6 viktima dhe 574 raste të reja në 24 orë.

Thirrje në FB për heqjen e flamurit turk nga HEC-i i Mirditës, Gjykata e Lezhës dënon me dy vjet burg 36-vjeçarin

Media greke ‘’Protothema’’ ka shkruar një artikull për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe për debatin e ndezur në Shqipëri. Aty thuhet se Rama mbron hapur të drejtën e Greqisë për zgjerim dhe ky merret si një mesazh për Ankaranë nga Tirana.

Bindja Demokratike ka dorëzuar paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Shtyhet afati i kolaudimit, Belinda Balluku: Datën e publikojmë më 1 Janar

32-vjeçari nga Durrësi, Denis Trungu është arrestuar nga policia pasi akuzohet se shfrytëzoi pandeminë e Covid-19 duke kryer 36 transaksine bankare për të marrë “Pagat e Luftës” dhe fituar 15.533.510 lekë të reja.

Të fundit