Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Shqipëria nisi dje (11.01.2021) vaksinimin antiCovid-19. E para që u vaksinua ishte Najada Çomo - shefe e Infektivit dhe pas saj kryeministri Edi Rama, mjeku Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.

Vaksinën antiCovid-19, Rama e konsideroi si një lehtësim të madh. "Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë,"- u shpreh kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë dorëzimi i dozave që Shqipëria do i dhurojë Kosovës.

Gjykata Kushtetuese do të nisë punën duke shqyrtuar fillimisht çështjet e pronësisë. Pavarësisht se pritej që të shqyrtoheshin dosjet e bujshme si zgjedhjet e 30 qershorit, shembja e Teatrit Kombëtar, Kodi Zgjedhor, duket se gjykata ka tjetër axhendë.

Plani i vaksinimit, Manstirliu: Të parët, punonjësit e spitaleve covid dhe të moshuarit, do të shtrihet edhe në rrethe.

Njerëzit po paralajmërohen të mos pinë alkool dy ditë para dhe dy javë pasi kanë marrë vaksinën anti-Covid. Kjo periudhë e maturisë është që të sigurohet që sistemi imunitar është "në rastin më të mirë" për t'iu përgjigjur vaksinës, thonë ekspertët.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publikë.

Konfirmohet data për negociatatat Greqi-Turqi, por takimi nuk do të mbahet në Tiranë.

E lidhur: Athina e Ankaraja negociojnë në Tiranë? Roli i Ramës ‘alarmon’ mediat greke: Udhëheqës i një prej vendeve më të korruptuara evropiane.

Përplasja mes grupeve në Athinë/ Vritet në atentat një shqiptar, plagoset rëndë i biri

Basha me banorët në Sukth: Vendi po përmbytet, ministrat ia shtrojnë në restorante luksoze

Miratohet akti normativ për OFL: Kërkesat e çuara deri më 31 dhjetor do vijojnë të shqyrtohen

Kontroli i Lartë i Shtetit nis verifikimin e procedurave për rrugën e Borshit 

Të fundit