Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

Nga Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Grida Duma, PD zbardh emrat e kandidatëve që u kualifikuan nga Komisioni i Vlerësimit; 13-ish deputetët që morën ‘JO’ nga selektorët, por që u shtyhet aprovimi

E lidhur: Ervin Salianji, ish-deputeti që u eliminua nga “shuplaka” e Komisionit të Vlerësimit

E lidhur: Halim Kosova u tërhoq nga gara, i dërgoi mesazh Bashës

Meta kthen në Kuvend ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor: Miratimi, i njëanshëm, pa dialog! Rama shkeli '5 Qershorin'

E lidhur: Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta, PD mbështet nismën: Akti, rikthim i paqes publike! Mazhoranca synon deformimin e rezultatit në tavolinë

E lidhur: “Nuk kisha ndërmend”, pse u detyrua Ilir Meta të kthejë në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor 

 

Komisioni i Përzgjedhjes i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar procesin e testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Nga 424 kandidatë në garë, vetëm 103 ia kanë dalë që të kalojnë në fazën tjetër.

Komisioni i Posaçim i Apelimit ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi procesin e Vettingut.

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, Gjykata jep masën e sigurisë 'arrest me burg' për 4 të arrestuarit, Gridi Lenon, Mariglen Matohitin, Enea Hoxha dhe Altin Hoxha.

Hyn në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët dhe biznesin që do të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare kthimin e shumës të gjobave të paguara për shkeljen e rregullave dhe akteve ligjore për parandalimin e Covid-19. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.

 

Teksa ndodhen në ditën e 9 të grevës së urisë, gratë naftëtare vijojnë të kenë probleme shëndetësore. Megjithatë ato këmbëngulin se nuk tërhiqen nga kauza, teksa vijojnë thirrjen e tyrë për ndihmë nga ana e qeverisë.

Nik Gjeloshaj jep dorëheqjen nga posti i deputetit në Malin e Zi: Zgjedh të jem kryetar i Tuzit, Lista Shqiptare, e ardhmja jonë politike 

 

Kosova shpëton turizmin shqiptar nga falimentimi, vijnë 44% më shumë vizitorë në shtator. Vetëm në shtator erdhën 239 mijë turistë nga Kosova, që përbënin 64% të totalit të të huajve që hynë në vend këtë shtator. 

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë një aktiviteti foli edhe për bojkotin që Liga Profesioniste ka shpallur që prej 5 gushtit. Duka la të kuptohej se kjo çështje do të zgjidhet ditët në vijim. Ai tha se ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama. Duka u shpreh kundër bojkotit

Të fundit