Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

■ “Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama 'sfidon' Presidentin, ‘injoron’ Bashën: Meta të firmosë ose ta kthejë sa më shpejt; nuk ja kam idenë për planin me 5 pika.

E lidhur: "Nuk ia kam idenë", Basha i rishpjegon edhe njëherë planin Ramës: 5 pikat nuk janë cic-mic, por rrugëdalje nga kriza; Referuar çështjes së inceneratorëve, Basha tha se kush po bashkëpunon me pushtetin do të shkojë në Gjykatë, ndërsa me ardhjen në pushtet PD do gjurmojë çdo të ardhur për t’ua kthyer pas shqiptarëve.

■ Nuk zë vend Kadastra e Durrësit; Artan Lame shkarkon Artur Çobanin, gjendet zëvendësuesi i ri

■ Një javë pas përzgjedhjes së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, janë prezantuar edhe anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke kompletuar në këtë mënyrë qeverinë e re të zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij pas prezantimit të emrave, Celibashi u shpreh se “koha deri në 25 prill është shumë e shkurtër”.

■ "Maskë ose gjobë", 'kërcënon' Ardi Veliu pas vendimit të qeverisë: Nëse ju shmangeni detyrimeve, do veprojmë

Meta kujton ekzekutimin e “Grupit të Deputetëve”: 73 vjet pas, asgjë s'ka ndryshuar! Parlament monist, që miraton ligje për të ndëshkuar, vendi drejtohet sërish nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, dhe Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak për vendimin e babait të tij për varjen e poetit Havzi Nela.

■ Të ngujuar prej 15 ditësh, por pa marrë ende një përgjigje nga autoritetet për marrjen e pagave dhe rifillimin e punës, naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit kanë dalë në protestë. Duke marshuar në drejtim të bashkisë naftëtarët ‘kërcënuan’ me bllokimin e rrugës, nëse është e nevojshme

E lidhur: Naftëtarët në ditën e 15 të grevës së urisë, vjen reagimi zyrtar nga qeveria: Privatizimi i Armo, dramë e krijuar që në 2008 prej familjes Berisha 

■ Nga e enjtja kudo me detyrim / Deklaratat e bujshme të Edi Ramës kundër mbajtjes së maskave: Mos harxhoni lek kot, të panevojshme jashtë

■ E lidhur: Sa do jetë gjoba për shkelësit

■ Kryeministri Edi Rama deklaron se ka zhvilluar një bisedë online me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Sipas Ramës, biseda mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta dhe është folur mbi Planin e Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.

E lidhur: Zbardhen detajet e takimit on-line mes kryeministrit Rama me kancelaren Angela Merkel. Ambasada gjermane në Tiranë bën me dije se mes palëve është diskutuar për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

■ Mbyllet faza e parë e aplikimit për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, skualifikohen 229 kandidatë

■ Kandidon në listat e PD, Robert Budina në “PolitikOn”: Hyra në politikë për t’i shërbyer vendit, dua të ndryshoj gjërat

■ Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se nuk do të bëjë koalicion as me PD-në e as me PS-në. Gjatë një takimi që shënon nisjen e fushatës zgjedhore, Patozi ka theksuar se partia e tij u krijua si një forcë që synon të rrëzojë politikën e vjetër të dy blloqeve, PS-PD.

Presidenti Ilir Meta, është shprehur se Rama po shkatërron integrimin. Teksa ka theksuar se në kohën kur ishte kryeministër ka dhënë dorëheqje vetëm për një rezolutë të Parlamentit Europian, Meta i bën thirrje Ramës të japë dorëheqje urgjente. “Rama nuk reagon edhe pse ka dhjetëra rezoluta nga Bundestagu gjerman”, tha ndër të tjera Meta.

■ "Rritet me 15%, krahasuar me javën pararendëse, numri i të infektuarve nga COVID", VOA: Testimet pësuan ulje

E lidhur: Rritja e rasteve të COVID me 15%, Basha reagon pas raportit të VOA-s: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje e gënjeshtra

■ Policia e Tiranës, ka arrestuar një shtetas 25-vjeçar, menaxher i një qëndreje masazhi, i cili rekrutonte vajza dhe  i shfrytëzonte për prostitucion. Gjatë operacionit po ashtu u arrestua edhe një shtetas 30-vjecar klient i asaj qendre dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 3 punonjëset e qendrës për veprën penale “Prostitucion”.

Të fundit