Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

Dërgohet në parlamentin grek projektligji për zgjerimin me 12 milje në Jon, në 19 janar pritet të votohet.

E lidhur: Reuters: Nuk do të ndikonte në ujërat në Egje

Shqipëria zgjohet ‘nën ujë’: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, në Fushë-Krujë uji depërton në banesa, përmirësohet situata në Vlorë.

E lidhur: Shembet rruga në Lezhë, bllokohen qindra banorë të zonës 

U kap me armë në Morinë, ndryshon akuza për këngëtaren Fjolla Morina. Nga “armëmbajtje pa leje”, ndryshon në “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin e projektit që parashikon se si do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. KQZ do të bëjë verifikimin nëpërmjet të dhënave personale dhe nëpërmjet FACE ID.

4430 ha tokë nën ujë në Lezhë e Shkodër. Bora bllokon rrugët, shembet ura në Kalivaç, 3 qytete pa ujë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë shumë shqetësuese në vend.

Në 24 orët e fundit tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë. Në zbritje ka ardhur edhe numri i infeksioneve, ku nga 4499 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 655 raste të reja.

Të fundit