Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave anti-covid, fluturimet me Britaninë e Madhe të pezulluara deri në 1 shkurt.

E lidhur: Skandali me sanitaren te Covid 2, reagon Manastirliu: Nuk përfaqëson mjekët, kam ngritur grup pune për verifikimin e akuzave.

 Vaksinimi/ Akuzoi vendet e BE për cinizëm, ambasada franceze i përgjigjet Ramës: I papërshtatshëm sulmi nominativ ndaj një vendi mik.

Tre muaj para zgjedhjeve, zbardhet SMS e Bashës për anëtarët e Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve: Shpërndani mesazhet tona në rrjetet sociale, shkak pandemia.

U kapën me kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4 shqiptarë në Londër.

Ksamil/ E mitura denoncon njerkun: Më ka përdhunuar për dy vite rresht, shfrytëzonte rastet kur nuk ishte mami në shtëpi.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 3029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

Banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Vele në Mirditë kanë protestuar për dëmtimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave nga një firmë e cila për realizon punime për ndërtimin e ujësjellësit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka cilësuar të turpshme "sulmet" e kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Europian. Ky reagim i Bashës vjen pas deklaratave të shefit të qeverisë për vaksinat dhe qëndrimit të ambasadës franceze lidhur me këtë çështje.

Për Kreun e Shtetit Ilir Meta një përmbysje është shumë më e nevojshme se rotacioni politik. Koalicion i madh PD-PS? Meta: Autobusi po shkon drejt greminës. Ai tha se ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë, ndërsa ngriti si shqetësim situatën në spitale.

Bota:

Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel 

Të fundit