Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Protestuesit pro-Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kapitolit në kohën kur ligjvënësit ishin mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Protestuesit u përplasën me policinë, madje një grua u plagos nga forcat e sigurisë me armë zjarri brenda Kapitolit.

Nasip Naço "braktis" LSI-në, shfaqet në krah të Blendi Klosit 

E lidhur: “Ka bërë fushatë me Balilin”, ç’deklaronte Nasip Naço për Ramën para se t’i bashkohej PS.

Dokumenti/ PD padit në SPAK Edi Ramën dhe 15 zyrtarë të lartë të PS: Po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se situata e Covid-19 mbetet e qëndrueshme, ndërsa shtoi se transmetueshmëria e virusit mbetet e lartë. Ata bënë me dije se masat mbeten në fuqi, ndërsa shtoi se ende nuk ka  të dhëna për praninë e virusit anglez në Shqipëri. 

Më shumë se 600 gazetarë humbën jetën nga Covid-19 në 59 vende të botës raportoi Fushata e Emblemës së Shtypit me bazë në Gjenevë. Nga 602 gazetarë që kanë vdekur që nga 1 marsi, Amerika Latine regjistroi numrin më të lartë të viktimave.

Zyrtare: Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në 14 shkurt, shpërndahet Kuvendi.

Avdullah Hoti: Vaksinat mbërrijnë në shkurt, do t'i marrin 20 mijë qytetarë në ditë

Të fundit