Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ U krijua një vit më parë, SPAK bën bilancin: Janë regjistruar 225 procedime penale me 271 persona në hetim.

■ Një javë pas djegies së selisë së PS, Shkodra ngrihet sërish në protestë; policia ‘blindon’ institucionet; Dy të mitur shoqërohen nga policia pasi u kapën me shishe benzine me vete.

■ Mbyllja e hetimeve për dosjen 184, PD: Do të ankimojmë vendimin e Prokurorisë së Dibrës.

■ Vrasja e efektivit 26-vjeçar Xhulio Prela, identifikohen dy autorët e dyshuar. Policia i shpall edhe në kerkim ndërkombëtar.

■ Pfizer e aprovuar në Serbi, të hënën nis vaksinimin kundër Covid-19.

■Pas lajmit se ditën e hënë Serbia do të nisë vaksinimin anti-Covid, ka reaguar PD duke thënë se kjo nxori në pah gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama kur thoshte se vende si ne nuk mund të kontraktonin direkt me kompanitë prodhuese të vaksinave.

■  Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka bërë publike emrat e disa gazetarëve që kanë sulmuar presidenten Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, për interes të kryeministrit Rama.

■ Luan Daci, anëtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit pas dënimit me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

■ Numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në 24 orët e fundit ka ardhur sërish në ulje. Tetë persona kanë humbur jetën, shtatë prej të cilëve nga Tirana. Sipas MSH, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

■ Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”. Sipas organit të akuzës ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.

■Rastet e dëbimeve nga Gjermania kanë rënë ndjeshëm më 2020 dhe arsyeja kryesore për këtë është koronavirusi. Sipas raportit, numrin më të lartë të personave të dëbuar e përbëjnë shqiptarët (733 persona), pasuar nga Gjeorgjia, Franca, Serbia dhe Moldavia.

■ Pandemia ka ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve. Është ky përfundimi i OBSH-së. Raporti zbuloi se shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të kërkonin trajtim për COVID-19. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se Covid shkaktoi nivel më të madh depresioni, frike, ankthi dhe vetmie. 

■ Greqia tashmë ka gati planin për vaksinimin e popullsisë ndaj COVID-19. Mediet greke raportojnë se dozat e para të vaksinave të vendosura në 14 frigoriferë Pfizer/BioNTech në Greqi vijnë më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve.

■ Pesë ditë para Krishtlindjeve, kryeministri i Britanisë Boris Johnson njoftoi ashpërsimin e masave. Ai shtoi se britanikët duhet të sakrifikojnë, pasi nuk ka zgjidhje tjetër. "Kur virusi ndryshon metodën e tij të sulmit, ne duhet të ndryshojmë të mbrojtjes", tha Johnson.

■ Paraditen e sotme u luajtën sfidat e vlefshme për javën e 9-të Kategorisë Superiore. Vllaznia ka dalë me humbje nga sfida me Laçin, ndërkohë Kastrioti shënoi gol në minutën 17-të në ndeshjen me Kukësin, që vulosi edhe fitoren. Në Korçë Tirana arriti të evitojë humbjen, takimi u mbyll në barazim 1-1.

Të fundit