Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Një bombë e Luftës së Dytë botërore, me peshë 500 kg është gjendur në kryeqytet, e cila është demoluar në mënyrë të kontrolluar nga Forcat e Armatosura.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e fakultetit të Ekonomisë ku u diskutua për situatën ekonomike në vend, mundësitë e punësimit dhe pandeminë.

Dr. Sali Baco, mjek neuropsikiatër ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar me Covid-19.

 499 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit (dje, 27 dhjetor 2020), duke shënuar kështu një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë. Ndërkohë 10 pacientë nuk ia kanë dalë dot, ku mes tyre është dhe mjeku Sali Baco

 Pas zyrtarizimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, ka reaguar edhe ish-Presidenti, Bujar Nishani, i cili u shpreh se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë.

Rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, duke tronditur kështu botën e sportit dhe gjithë miqtë e familjarët e tij. Ende nuk dihen shkaqet e por deri tani dyshohet se ka ndodhur për shkak të një ataku kardiak.

 Ka hyrë në fuqi dekreti Presidencial i Greqisë për zgjerimin e kësaj të fundit me 12 milje në detin Jon. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria  e Punëve të Jashtme e Greqisë, që thekson se dekreti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.

Skënder Gega nuk e ka përballuar dot humbjen e pësuar ndaj Partizanit, kështu që tekniku tropojan ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit. 

 

Bota

Nis vaksinimi masiv në vendet e BE.

Tre persona u vranë dhe po aq u plagosën pas një sulmi me armë zjarri të shtunën në një rrugicë në Rockford, Illinois, SHBA.

Presidentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis, kanë bërë vaksinën ndaj Covid-19.

Të fundit