Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Përgjimet/ Si i caktonte sekretarja takimet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, bisedat që nxorën zbuluar mjekun Edvin Prifti: E do pagesën në euro 

E lidhur: Lirimi i Hekuran Billës. Heshti për vendimin e Enkelejda Hoxhës, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia. Aksioni i SPAK-ut, Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Është koha që secili të bëjë llogaritë e veta.

‘Rrëzohet Korça e Fieri’, votimi dhe numërimi elektronik në 25 prill do implementohet në Tiranë

Shifra të larta të Covid-19 në Shqipëri: 14 viktima dhe 1059 raste të reja, fluks shtrimesh në spitale, mes te infektuarve edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim  

E lidhur: Shkeli masat anti-Covid, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi Klosi. Organizuan takime elektorale, gjobiten dy përfaqësuesit e PD në Durrës .

"100 mln € në vit për fermerët, akses në tregje dhe zerim i taksave", si do ta zhvillojë Basha bujqësinë. Ai premtoi se do të përmirësojë këtë sektor, duke i kthyer zonat rurale në faktorë zhvillimi.

Dje,dita e fundit e fushatës elektorale në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë, 14 shkurt, sot heshtje zgjedhore.

Hakerat rusë vjedhin WhatsApp? Reagon ambasada: Jemi të befasuar, teksti i mashtruesve është në gjuhë portugeze 

 “Hape kanale e shtro tuba, Rakip Suli vazhdon rrugën”, shefi i policisë bashkiake ‘vjershë’ për kryetarin e 30 qershorit 

Të fundit