Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Komisionerja e BE-së Ylva Johansson mesazh partive në Tiranë: Të garojnë kandidatë me integritet në 25 prill; Pas Ramës, takon presidentin Ilir Meta dhe Lulzim Bashën    

 Shmangia e votimit të dyfishtë, testohet teknologjia në zgjedhje, si u demonstrua nga kreu i KQZ, Ilir Celibashi 

10 muaj pas ngjarjes ‘horror’ në Kombinat, Blerta Josifi nis punë në Arkivin e Shtetit, psikologia skeptike

 Agron Tufa nxjerr dokumentin: Dy ish-sigurimsat që punojnë në agjencinë e rëndësishme në varësi të Kryeministrisë

Nga përfundimi i pagesave te dënimi i simboleve të komunizmit, Basha prezanton programin për ish-të përndjekurit politikë

Lufta kundër krimit të organizuar, Komisionerja e BE për Punët e Brendshme: Në prill do të paraqes strategjinë

Kryemadhi: Çfarë na bashkon dhe na ndan me PD-në, rezultatet e LSI-së do jenë surprizë

Dosjet pezull si pasojë e Vettingut. Raporti i Helsinkit: Mbingarkesë, një gjyqtar më shumë se 3 mijë çështje.

Më pak vaksinime, 17 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 3975 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1153 raste të reja. 

Teksa miliona njerëz në të gjithë botën shpresojnë që pandemia të zhduket përgjithmonë me masat e marra por edhe me vaksinën, ekspertët paralajmërojnë se Covid-19 mund të bëhet sëmundje sezonale si gripi.

Të fundit