Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Policia 'zbarkon' në selinë e ish-partisë së Bamir Topit: Lironi zyrat. Bashkia Tiranë kërkon lirimin e zyrave, Sali Shehu: Provokim dhe tentativë e neveritshme, të më arrestojnë në zyrë. Meta përplaset me policinë: Përjashta! Do ju fus në burg me duart e mia

Pas përplasjes me policinë në zyrat e FRD-së, Meta paralajmëroi VeliajnMos iu bind Ramës se ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik

E lidhur: Dikur aleancë me Ramën, sot koalicion me Bashën, ç’fshihet pas përplasjeve të FRD-së me bashkinë e Tiranës

Mbërrijnë në Rinas 38.400 doza të AstraZeneka, kryeministri Rama: Vaksinohen mësuesit dhe mjekët e Kosovë

“Në gjyqësor dhe në politikë”, ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Korrupsioni mbetet shqetësim kryesor i ShBA në Shqipëri

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta katër emra nga radhët e sistemit gjyqësor që e kanë kaluar vettingun për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.

"Ditmiri zbriti nga treni"/ U la jashtë listave, Bushati i përgjigjet Ramës për herë të parë: I rëndësishëm është stacioni 

Parregullsitë me kuotat gjinore, PS korrigjon listën e Elbasanit

Denoncimi i Bashës: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë ulen krerët e bandave

Basha prezanton programin për gratë: Do i japim fund diskriminimit. Ai tha se PD do të punojë në fuqizimin e grave shqiptare, duke nisur nga arsimi.

Është arritur sot marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri Di Maio mesazh për zgjedhjet.

“Israel Hayom” raporton se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën. Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt. 

Vaksina më e re anti-Covid, Novavax ka rezultuar 96% efektive kundër koronavirusit origjinal dhe  86% kundrejt variantit britanik në provën që është realizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

FSHF zyrtarizon miqësoren e dytë në muajin Qershor për kombëtaren, përballemi me Çekinë

Të fundit