Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ PS dhe PD çelin fushatën në kushte pandemie. Rama e nis me sulme ndaj PD :Partia u vu mbi shëndetin e njerëzve, dhëndri u vonua 1 orë; Luli është kukull që fle kur nuk tundet.

■ PS dhe PD publikojnë spotet; "Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore", shkruan Rama. Rama zgjedh zërin e Ndrenikës, Basha ngre banderolën.

■ Basha: Do hapim një faqe të re të historisë moderne të Shqipërisë; kjo është arsyeja pse u vonua lideri i PD.

■ Rama refuzon debatin live me Bashën në fushatën elektorale: Nuk kam përballë liderin real.

■ Nis fushata elektorale, delegacioni i BE: Jo retorikë provokuese apo gjuhë urrejtjeje, zgjedhjet të jenë transparente. Gjithashtu theksohet se fushata duhet të përqendrohet te programet që ofrojnë partitë politike.

■ Nga dialogu, reformat te emigrimi/ Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos : Ka progres dhe ende për të bërë, zgjedhjet janë thelbësore.

■ Instituti slloven ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Aty thuhet se Rama mashtron perëndimin, Basha mund të integrojë vendin 

■ Shqipëria do të marrë 1 milionë vaksina kineze. Si fillim në Tiranë do të mbërrijmë 192 mijë doza. Rama: Mos dyshoni që do ia dalim.

E lidhur:

■ Rama në ditën e parë të fushatës: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze.

■ “Nga çfarë keni frikë?”, Rama pas apelit së Kim: Tom Doshi është engjëll krahasuar me Saliun.

Të fundit