Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nga sot (28 mars 2021) nis vaksinimi masiv me "Sinovac" për të moshuarit mbi 70-vjeç. Rama: Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Do kemi verë pa kufizime.

■ Qëndroi për 24 orë i gjallë por nuk ia doli dot, del ekspertiza paraprake e Arjan Salës.

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë ka pësuar ulje numri i viktimave dhe rritje ai i infeksioneve. Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe janë regjistruar 493 raste të reja.

■ KQZ ka miratuar një projekt-vendim për fletët e votimit. Në rang kombëtar janë 5 199 qendra votimi, ndërsa do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi.

■ Diplomati grek: Shqipëria e Ramës është një 'koloni' turke. Ai thotë se një prej kontribuesve që Rama të fitojë zgjedhjet është edhe Turqia.

■ Shqipëria humbet ndaj Anglisë me rezultatin 0-2. Kuq e zinjtë nuk kanë mundur të lënë gjurmë në ndeshjen eliminatore për Botërorin Katar 2022.

■ Në Kosovë kanë mbërritur dozat e para të vaksinës anti-Covid. Kontingjenti ka 24.000 doza nga AstraZeneca.

■ Mbi 127 milionë të infektuar dhe mbi 2.7 mln viktima, si paraqitet bilanci i Covid-19 në gjithë botën.

Të fundit