Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, caktohet kryetari, mes anëtarëve edhe deputetë nga opozita

■ Nuk u paraqit te ‘Ligjet’, presidenca zbardh axhendën e Metës: Qeveria i dinte takimet, s’mund t’i anulonte

■ Rama: Turqia s'ka asnjë influencë në Shqipëri, është vend kyç për sigurinë në BE; reagon McAllister: Ka ndjekur politikë të jashtme armiqësore, të kuptojë fajin e vet

■ “Ka një problem të madh”, Nishani analizon si mund të rikthehet e djathta në pushtet

■ Imami paralajmëron Bashën: Vrima e miut 500 grosh nëse bën koalicion me PS, largohu ose do ketë ndeshje serioze

■ Integrimi i Shqipërisë, ministrja austriake: Vazhdoni reformat, ka ende shume për të bërë.Edstadler tha se po bëhen përpjekje për "pasaportën e gjelbër" dhe lëvizjen e lirë për shqiptarët.

■ Ministrat e jashtëm të G7 mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe MV. Çfarë thonë për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi.

■ Tragjedia e Gërdecit, SPAK ka vendosur të rihapë çështjen. Kjo pasi familja Durdaj,e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar ka paditur Fatmir Mediun.

E lidhur: Mediu: Lodra politike, kjo sjellje ka shumë pikëpyetje

Miratohet propozimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, socialistët: Presidenti po synon të djegë afatet. Meta: I gatshëm të vij më 10 maj, nxitimi tregon se po zbatoni urdhrat politikë.

 

Të fundit