Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Misioni i SHBA në OSBE për zgjedhjet: U përdor administrata, SPAK të hetojë krimet zgjedhore 

EWB analizon 25 prillin: PS përdori avantazhet e të qenurit në pushtet, opozita dështoi të tërheqë të pavendosurit

■ Nga ‘mprihni sfurqet’ te sulmet ndaj Yuri Kim, për çfarë ‘do të japë llogari’ Ilir Meta në Komisionin Hetimor-e shpjeguar

E lidhur: E miratoi me 97 vota, Kuvendi nuk humb kohë; Sot mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

■ PD po përgatit dosjen, do kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Gjykata Administrative rrëzon bashkinë e Tiranës për Kopshtin Botanik, i mbetet Universitetit

LSI ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës, kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull / Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë

Balla ftesë Bashës dhe deputetëve demokratë t'i bashkohen nismës për shkarkimin e Metës / Bardhi: Gjëja e vetme që duhet të merremi është vjedhja e votave, çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale

■ Me 97 vota pro, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Presidenca: Nuk njohim asnjë vendim të Kuvendit njëpartiak.

■ Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra, kur ka tejkalim të shpejtësisë, mosmbajtje të rripit të sigurimit, përdorimit apo alkoolit. 

■ GJKKO rrëzon hetimet e SPAK-ut për tenderin e ushqimeve, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes në kohën e pandemisë. Gjithashtu shpall moskompetencë për çështjen e tre zyrtarëve.

■ Deputeti gjerman kundër ndryshimit të kufijve: Ideja e ka vendin në koshin e historisë. Ai tha se është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Të fundit