Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Konstituohet komisioni ‘Meta 2’, deputetët 3 javë kohë për të faktuar shkeljet e presidentit; Reagon presidenca: Procesi zgjedhor i 25 prillit nuk ka përfunduar ende.

■ Prokuroria bilanc për krimet zgjedhore në 25 prill: Procedim penal për 38 raste, 10 persona në hetim.

■ Laborator droge në Lushnje, arrestohet një prej autorëve dhe dy punonjës të OSHEE.

■ “E fituam”, mjeku i QSUT: Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, asnjë i infektuar me Covid-19 në 24 orë.

■ Gjermania heq Shqipërinë nga “zona e kuqe” e vendeve me Covid-19, lehtësirat për udhëtarët.

■ VIDEO/ Momenti kur Koço Buzo ekzekuton gruan në Elbasan, si ndodhi krimi.

■ Bilanci i COVID-19 / 89 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

■ Teuta merr kreun e klasifikimit, Partizani "ngec" përballë Skënderbeut, fiton dhe Tirana e Laçi.

Të fundit