Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Tri javë pas humbjes, Basha ‘fton’ Kadillin dhe Nishanin në takim. Të dielën mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

■ 25 prilli/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD-LSI dhe Vetëvendosjes, pranon shqyrtimin e kërkesave ankimore nga palët 

■ Rama tregon vendimin e parë të qeverisë: Ligj për fëmijët e personelit mjekësor të rënë gjatë pandemisë 

■ INSTAT: 9,300 vdekje shtesë në një vit pandemi, rritje me 42.7%; rekord mban Tirana

■ VOA siguron dokumentin e brendshëm të BE: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor të zhgënjyer me procesin e zgjerimit

Qeveria e re/ Rama darkë pune me ministrat, ndryshime te Ministria e Brendshme, e Jashtme dhe te e Energjitikës

Shkollat mësim edhe të shtunave, për të zëvëndësuar shtyrjen e mësimit që u bë në Janar

■ Nisma e BE-së/ Certifikata e COVID-19 mund të jetë gati në qershor, detajet që lidhen me këtë dokument

■ KAS shqyrton ankimimet, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull: Mbi 500 persona erdhën nga Greqia dhe nuk u karantinuan. Sipas saj, kjo u përdor qëllimisht për të 'goditur' LSI-në.

E lidhur: PD nxjerr emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë që sipas saj, kanë lidhje me krimin dhe janë angazhuar në fushatën e socialistëve në Gjirokastër.

■ Pretendimet e opozitës për manipulime zgjedhore, flet ambasadori i OSBE-së: Të hetohet vrasja e Pjerin Xhuvanit. Ai apeloi që besimi te institucionet duhet të rritet.

■ ILD ka kërkuar shkarkimin e tre gjyqtarëve, të dënuar më herët për korrupsion. Ata janë hetuar për përfitime të paligjshme në këmbim të një vendimi në favor të një biznesmeni.

Të fundit