Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Dy betejat e reja që prodhoi 25 prilli. PS sfidon për herë të dytë Metën, PD zgjedh mes debatesh kryetarin e ri  

■ “Nuk i njohim zgjedhjet”, Yuri Kim: Pavarësisht kundërshtimeve që kanë, PD do të kthehet në Parlament në shtator

■ Largimi i Doshit nga kuvendi një ditë pas zgjedhjeve, Kim: Kemi furnizuar prokurorinë me informacion 

■ “Ka qëndrime të njëanshme”, Kim: Reagimi im për presidentin, i diskutuar me Uashingtonin

■ GJKKO jep 37 vite për Habilajt, dënohet me 10 vite burg “koka” e grupit

Shqipëria si Siçilia; tre krime mafioze brenda 8 ditësh në trekëndëshin Vlorë-Elbasan-Shkodër

■ Ankimimi për VlorënKAS rrëzon kërkesën e PD për informacione shtesë, pranon atë të LSI për pajisjet PEI  / Ivi Kaso: KAS po shkel çdo standard zgjedhor, ne nuk dorëzohemi

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

■ Zbardhet vrasje e Endrit Mustafës, shpallet në kërkim Ibrahim Lici si autor i krimit, arrestohen 2 të tjerë

■ Hapet gara për kreun e ri të PD, emrat e kandidatëve do të pranohen deri më 22 maj. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

■ Komisioni Hetimor i ka lënë afat Metës që të paraqitet nga dita e mërkura deri të hënën. Presidenti e cilëson procesin ilegjitim: Kuvendi është në periudhë tranzitore.

■ Dosjet ankimore, KAS shtyn vendimin për Gjirokastrën; PD: Provat janë eksplicite, PS mohon votimin e dyfishtë.

■ Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e Ramës ndaj Metës. Përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti nuk ka tagër të bëjë vlerësim, mori atributet e institucioneve të tjera.

Të fundit