Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ E shpalli ‘non-grata’, Berisha padit për shpifje sekretarin e shtetit të SHBA, Antony Blinken

■ A do ta braktisni mandatin e deputetit? Berisha nuk heq dorë: Ndoshta do ta dyfishoj!

■ Do mbrojë Sali Berishën në Paris, kush është Jean-Yves Le Borgne, avokati i çështjeve të bujshme  

■ Çadra e opozitës në 2017, Berisha ia faturon Bashës: Unë jam njeriu i shesheve, ishte ideja e Lulzimit; Akuzat për rrugën Durrës-Kukës?: Nuk ishin për mua

■ E quante 'burrë shteti', Aleksandër Arvizu: Vendimi për Berishën, bombë për politikën shqiptare

■ KAS pranon kërkesën e PD dhe LSI, 114 kutitë e qarkut të Beratit do të rinumërohen

E lidhur: Rrëzohet kërkesa e PD dhe LSI për Vlorën, zgjedhjet nuk do të përsëriten.

■ Gjykata Kushtetuese bën bilancin e 4 muajve punë: Kemi shqyrtuar 100 kërkesa, të na mbështesin edhe aktorët politikë.

■ Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg. Gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga postet publike.   

■ Gara për drejtimin e PD, kush janë dy emrat që do të propozojë grupimi "Për PD". Këta të fundit kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve: Nxitimi është i pajustifikuar, cënon garën e ndershme

■ 'Non grata' nga SHBA/ Kërkohet interpelancë me Berishën, Ruçi: Nuk bëhet me ish-kryeministra dhe aq më pak me ish-presidentë. Çfarë miratoi Kuvendi.

 

Të fundit