Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Agron Shehaj sfidon Lulzim Bashën, kandidon për kryetar të Partisë Demokratike: Duhet vizion dhe drejtim i ri.

■ E lidhur: Kandidon për kryetar të PD, Agron Shehaj ishte ndër më të votuarit në zgjedhje, i doli Bashës kundër pas 25 prillit.

■ Ibsen Elezi dorëzon kandidaturën për kreun e PD: Pa dorëheqjen e Bashës, nuk ka garë të barabartë; Tërhiqet Lisandër Hoxha: Aty nuk ka garë.

■ ‘Non grata’ nga DASH, Meta publikon SMS që i nisi Berishës: "Fletërrufe" e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.

■ Drejtonte mjetin i dehur dhe aksidentohet, arrestohet sërish këngëtari Aleksandër Gjoka ; Disa orë para aksidentit, Aleksandër Gjoka postoi foto duke pirë me Vangjush Dakon.

■ Situata e Covid-19/ Greqia hap kalimin kufitar me Shqipërinë deri në fund të muajit, do të lejohen vetëm punëtoret sezonal.

■ Ka luajtur krah Billy Zane, aktori shqiptar dënohet në Angli për trafik droge; si e 'mori në qafë' kamera e makinës.

■ "Nderi duhet mbrojtur edhe kur përballë ke më të fortët", flet avokati francez i Berishës.

■ Edith Harxhi ftesë për debat publik kandidatëve për kryetar në PD.

■ Rreth 170 milionë të infektuar në gjithë botën dhe 3.4 mln viktima. Si paraqitet bilanci i Covid-19.

■ Shqiptari Gjon's Tears merr votat e jurisë por Italia me Måneskin shpallet fituese e“Eurovision 2021”.

 

Të fundit