Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Vendimi i gjykatës/ Uji me të cilin furnizohet Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin

■ Kandidon për kryetar të PD, Shehaj: Për të mundur Ramën, PD ka nevojë për një udhëheqës të pakorruptueshëm; I bindur se Basha nuk na çon në fitore, në parti s’ka meritokraci

E lidhur: “Arsyeja pse humbëm në 25 prill”, ç’deklaronte Shehaj për djegien e mandateve dy vjet me parë: Po i dorëzojmë, u faktua mega korrupsioni

PD dhe LSI, ankimojnë në Kolegj Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastë

■ Pezullohet polici në Durrës, SHÇBA: Organizonte persona për të shpërndarë drogë dhe i lironte pasi i kapte

■ Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Nderu padit për shpifje Mark Markun: Shihemi në gjyq!

■ Komisioni Hetimor mbyll hetimin ndaj Metës, Hyseni: Kemi provat me CD, pamjet filmike dhe përgjigjet e institucioneve.

E lidhur: Meta nuk shkon në seancën dëgjimore, arsyet; apeli i tij për Komisionin Hetimor: Reflektoni në kohë.

■ Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë për Durrësin dhe Shkodrën.

■ Nuk komenton vendimin e DASH-it për Berishën, ambasadori gjerman pro çeljes së negociatave: Kushtet janë plotësuar.

■ Jep dorëheqjen drejtori i Kadastrës së Durrësit Rezart Elmazi. Ai do të zëvëndësohet nga Viola Hima. 

Të fundit