Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

SPAK vihet në lëvizje për zgjedhjet në qarkun e Durrësit, letër KAS dhe KQZ: Na vini në dispozicion çdo provë

■ Kërkoi mandatin e PS në Durrës/ Rinumërohen 108 kuti, s’ka ndryshim rezultati për LSI-në

■ Zgjedhjet lokale të 2019-ës, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës plenare 

■ BE i ndaloi të gjitha fluturimet, avioni nga Bjellorusia ulet në Rinas

■ Për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri 

■ Triumfon pas 27 vitesh, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë 

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat

Berisha "non grata" në ShBA, Rama i shmanget: Jam 100% i fokusuar tek punët

Shkarkimi i Metës do të votohet në Kuvend me 10 qershor

■ "25 Prilli", Celibashi tregon se për cilat raste ka nisur hetimi: Do referojmë në Prokurori të gjitha dyshimet për shkelje zgjedhore

■ "10% të fitimeve në Shqipëri i merr shteti"/ Përgjimet e bandës shqiptaro-kolumbiane të trafikut të kokainës, del në skenë Moisi Habilaj 

■ Ministri gjerman Michael Roth kërkon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe MV: Është koha e duhur. Ai thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE.

■ SPAK kërkon arrestimin e kandidatit të LSI-së në qarkun e Tiranës. Ai akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. 

■ Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik. Ata do të marrin vaksinën ruse.

E lidhur: Manastirliu paralajmëron lehtësim të masave anti-Covid, njofton mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve. 

Të fundit