Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Dalin për herë të parë pamjet e vrasjes së Klodian Rashës. Polici e qëllon pas shpine, i riu ndërron jetë në pak sekonda

■ Gara në PD, Komisioni Zgjedhor vendos renditjen e kandidatëve në fletën e votimit; Kryeson Kadilli, Basha i fundit 

■ Fatbardh Kadilli takon Yuri Kim: Shpreha një zë proteste kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri dhe PD

■ Ndryshe nga Basha, Edith Harxhi: Unë i njoh zgjedhjet e 25 prillit, shifrat tregojnë se PS fitoi 

■ U dënua me dy vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Piro Mani. Një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen.

■ Gjykata Kushtetuese shqyrtoi çështjen e Teatrit  Kombëtar. Pranon dy nga kërkesat e presidencës, rrëzon atë për thirrjen e dëshmitarëve; kur do të jetë seanca e radhës për TK.

■ Reforma në Drejtësi, Kim: Keni qenë duke iu ngjitur një mali dhe po i afroheni majës, ky duhet të jetë hapi i radhës.

Dy vrasje brenda pak minutash në Shqipëri. Ekzekutohet në prag të shtëpisë 35-vjeçari, vëllai i vrarë në 'Masakrën e Çoles'; vritet në lokalin e tij një 62-vjeçar, plagoset i biri.

■ Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria jep pretencën për ish-efektivin,kërkon 20 vite burg, por me gjykim të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.

Të fundit