Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Joe Biden urdhër për Shqipërinë dhe ish-Jugosllavinë: Destabilizuesve do u sekuestrohet pasuria dhe s’do lejohen në SHBA

■ Rama me Yanev: Bullgaria dhe RMV mund të gjejnë zgjidhje, asgjë s’na ndan nga konferenca ndërqeveritare; Kryeministri bullgar: Konfliktet tona të mos bëhen pengesë

Gripi i Shpendëve vjen në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë konfirmon rastet e para: Sëmundja e pranishme në tri vatra

10 anëtarët e Byrosë që u mbyllën gazetarëve dyert e Kuvendit, veç Ruçit asnjë prej tyre s’do jetë më deputet

E lidhur: Kuvendi i la jashtë/ Gazetarët lajmërojnë protestë para seancës plenare

■ Shqipëria pret të enjten samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e drejton Rama dhe Varhelyi; i pranishëm edhe Kurti

■ Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kreu i Shoqatës së Bashkive. Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën kryebashkiakja e Përmetit Alma Hoxha dhe ai i Pogradecit Ilir Xhakolli. 

E lidhur: Ademi nuk e njeh vendimin për shkarkimin nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive: Pres vendimin përfundimtar të Kushtetueses

■ Kongresmeni republikan letër DASH-it: Kërkoj informacion të detajuar për shpalljen "non grata" të Berishës. Ai kërkon të dijë mbi cilat baza është marrë vendimi dhe për procedurat.

■ Ministri i Jashtëm gjerman flet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe MV: Duhet të nisë procesi i zgjerimit. Varhelyi: Rajoni është përparësi për BE, zhvillime pozitive para korrikut.

■ Ergys Verdho është larguar nga drejtimi i ARRSH dhe është emëruar drejtor i KESH-it në vend të Benet Becit. Drejtori i ri ARRSH-së do të jetë Evis Berberi.

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç, ‘kasapin e Bosnjes’ 

 ■ KLGJ kërkon riorganizim të hartës gjyqësore: Nga 34 gjykata të mbeten 15, vetëm një prej tyre gjykatë Apeli

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve dhe rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

■ Ish-zv.ministri i Infrastrukturës,Hantin Bonati emërohet në krye të "Albcontrol"

Shqipëri-Hungari, marrëveshje për njohjen e certifikatave të vaksinimit. Çfarë u diskutua në takimin mes Ramës e Orban

 

Të fundit