Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pas dorëheqjes në 2013, Berisha nuk përjashton mundësinë e rikthimit në PD: Kurrë mos thuaj kurrë!

■ Një ditë pasi e shkarkoi Kuvendi, Meta dekreton shpalljen e katër ligjeve, mes tyre marrëveshjen me SHBA

■ Albin Kurti dhe Ana Bërnabiç përplasen në Tiranë: A doni të na pushtoni?

■ Urdhri i Biden për Shqipërinë, ekspertët: Masat do të jenë të dhimbshme për politikën dhe elitën ekonomike

■ KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini

■ E reja shtatzënë humbi këmbën pas aksidentit në Tiranë, shoferi 19-vjeçar është djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani

■ Prokuroria bën bilancin e krimeve zgjedhore: 53 njoftime dhe 5 të arrestuar; sa çështje i kanë kaluar SPAK-ut.

■ Samiti, Rama: BE e bëri të vetën, tani kemi radhën ne. Shengeni Rajonal, projekt me përfitime të jashtëzakonshme. 

E lidhur: Varhelyi: Është qershori i vendimeve, po punojmë edhe pas kuintave. Financim 30 mld euro, nëse rajoni funksionon si një i vetëm.

■ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatin e 25 prillit për Shkodrën, rrëzon kërkesën e PD. LSI kërkoi shtyrjen e seancës së sotme, pasi mungonte përfaqësuesi i partisë së saj.

■ Lehtësohen kufizimet anti-Covid në burgje/ Do të lejohen takimet me familjarët, kur hyjnë në fuqi masat e reja.

Të fundit