Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Hollanda ndryshon qëndrim, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë. Evidentohen përparimet e bëra në Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsioni.

■ Merret vendimi / BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

■ Edith Harxhi rendit 21 shkeljet e zgjedhjeve në PD: Votuan me foton e Bashës në mur si në kohën e diktatorit.

■ Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje shtrihet në Sarandë, Tepelenë dhe Tropojë/ 3 të arrestuar, 10 të proceduar.

■ Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, kërkojnë sërish mbledhje me Dritan Lelin. Në rendin e ditës ata kanë renditur dy pika kryesore.

■ Përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi i drejtohet gjykatës: Vendimi i 8 Qershorit është i paligjshëm.

■ Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias.

■ Basha mbledh Kryesinë pasi u rizgjodh në krye të PD, në fokus 'masakra zgjedhore'.

■ Zbardhet skema / Zgjedhjet e 25 prillit, PD vijon betejën në Kushtetuese dhe Strasburg.

■ Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm 7 raste të reja në 24 orë.

Të fundit