Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pas Holandës, Danimarka dhe Spanja pro dritës jeshile për Shqipërinë. Sipas tyre, Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare.

■ Parlamenti holandez voton pro Shqipërisë, Xhaçka: Të gatshëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

■ Pas rikonfirmimit, Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do të bëjë kryedemokrati.

■ Llogaritja e parave sipas votave, aleatët e Bashës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese: Të ndryshohet formula.

■ Shqipëria blen tjetër sasi vaksinash nga Pfizer, qeveria nuk jep detaje për marrëveshjen e nënshkruar.

■ Jep dorëheqjen drejtori i IKMT-së në Shkodër, i arrestuar për falsifikim dokumentash. Në vend të tij, në krye të IKMT-së së Shkodrës është emëruar Serdar Hoxha.

 E lidhur: Rama emëron kandidatin e Tom Doshit në postin e rëndësishëm. Serdar Hoxha është kryetari i ri i IKMT në Shkodër.

■ Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Yuri Kim: Korrupsioni, kërcënim për gjithë botën. Trafikantët të vendosen pas hekurave.

■ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për maturantët, linku ku mund të shikoni notat.

■ "Flet vetë"/ Tjetër mesazh i Berishës për rikthimin në krye të PD, poston foto duke udhëhequr protestën.

■ GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken Zamira Rami, i konvertohet në punë për interes publik.

■ Fillimisht akuzuan shqiptarët, mediat greke për krimin e bujshëm: 20-vjeçarja u vra nga bashkëshorti.

Të fundit