Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë, shkak kundërshtimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

■ Zgjedhjet e 25 prillit, 15 drejtuesit politikë që nuk i përmbushën objektivat e Bashës 

Rama ‘braktis’ Vlorën pas tetë vitesh, pranon mandatin e deputetit në Durrës

■ Dosja 339/ Krimet zgjedhore të 2017-ës në Shijak, gjykata dënon me burg 21 komisionerët

■ Drejt shkarkimit nga kreu i KK? Reagon Nishani: Basha po pengon ndryshimin rrënjësor të PD, nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij. Zgjedhjet për Këshillin, antistatutore

Kryemadhi zgjedh Petrit Vasilin para Keidi Mehmetajt, merr mandatin e deputetit në Fier

■ Përplasja Ademi-NdreuKëshilli Europian i Bashkive ngrin statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive: Të nisë menjëherë dialogu mes palëve

■ Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër/ Dy shqiptarë të përfshirë, një prej tyre zyrtar shtetëror; rekrutonte njerëz.

E lidhur: Drejtonte rrjetin e drogës, PD nxjerr të dhënat: Ishte patronazhist i PS, bleu vota me kunatin e tij për regjimin Rama-Doshi.

■ Nga sot ulet fasha e vaksinimit/ Manastirliu mohon lehtësimin e mëtejshëm të masave. Sa i përket kërkesës së bizneseve për të hequr kufizimin për muzikën, Manastirliu tha se për këtë vendosin ekspertët.

■ Çelja e negociatave, Soreca: Nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, hera e parë që të gjithë janë pro. Ai tha se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë.

EURO 2020

■ ‘Tulipanët’ mundin 3-0 Maqedoninë e Veriut, Austria fitoi 1-0 ndaj Ukrainës

■ Danimarka eliminon Rusinë, Belgjika mposht Finlandën.

 

Të fundit