Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

“Komunikim i brendshëm me shokët komunistë të organizatës bazë të Bashkisë Vlorë. 

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Seanca për zgjedhjet lokale/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për pezullimin e gjykimit dhe pushim të çështjes. Gjykata pezullon gjykimin dhe i drejtohet Komisionit të Venecias

■ Kreu i KLP jep alarmin për vakancat nga vettingu: Janë shkarkuar 70% e prokurorëve, projeksioni për gjykatat më dramatik

■ As test PCR, as karantinë/ Nga nesër shqiptarët mund të lëvizin lirshëm drejt Holandës

Austria heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria; s'duhet as test, as vaksinë, kriteri i vetëm është kjo maskë e veçantë

■ Celibashi shpërndan 140 mandatet e 25 prillit, zyrtarizohet si deputet dhe Gramoz Ruçi, s'ka dhënë ende zyrtarisht dorëheqjen

■ "Basha po spastron 'armiqtë' brenda partisë"/ Grupi "Për PD-në" për vendimet e Kryesisë: Po shkarkon përgjegjësinë e humbjes. Zgjedhjet e KK të paligjshme

■ Negociatat/ Diplomati për Politiko: Shtyrja e vazhdueshme është kambanë alarmi. Regjimet kanë rënë në lojën e Kinës e Rusisë.

E lidhur: 7 vite në pritje për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, historiku i marrëdhënieve Shqipëri-BE.

■ Negociatat nuk u hapën, Rama: Nuk dështuam ne, por BE. Është bërë si një çështje martese. Zaev krah Ramës: Nuk jemi të izoluar, vlerat e BE-së janë vënë në pikëpyetje. Na thanë që na duan, por s’janë  gati për ‘martesë’. S’do humbim gjumin dhe do shijojmë lirinë. Rama ironi me BE-në

■ Çështja ende në "Kushtetuese"/ Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit të ri, pritet të nisë puna.

■ Yuri Kim: Të mos shtiremi, por ta bëjmë reale Reformën në Drejtësi. S’mund t’ja lejojmë vetes të mos kemi sukses

Euro 202

Spanja ‘shkatërron’ Sllovakinë 5-0, kualifikohet si e dyta e grupit E

Të fundit