Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

DASH raport për transparencën fiskale: Shqipëria ka plotësuar kërkesat minimale 

U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha sfidon DASH dhe del në 4 konkluzione: Nuk do paraqesë kurrë asnjë provë të vetme

Kërkoi opinion nga Venecia për 30 qershorin, reagon Gj. Kushtetuese: Debati jokonstruktiv, është çështje unike

Aksident në aksin Fier-Vlorë/ Shuhet familja, katër viktima dhe tre të plagosur.Përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë dhe shkak ishte shpejtësia.

Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të Matematikës;1820 nxënës kanë marrë 10

Manastirliu: Të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer. Ajo deklaroi se për ata të moshuar që e kanë të pamundur që të shkojnë në qendrat shëndetësore, vaksinimi do të kryhet në kushte shtëpie.

58-vjeçari që ra nga kati i tretë është vëllai i Saimir Taullaut/ Banesës ku ndërroi jetë, iu vendos tritol në 2019-ën.

Përmirësimi i raporteve me Rusinë, liderët e BE-së nuk bien dakord me qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë.

Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor, Kombet e Bashkuara: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, tërhiquni.

Të fundit