Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pranoi humbjen e gjyqit me Becchettin, shkarkohet nga detyra Avokatja e Përgjithshme e Shtetit , Enkelejda Muçaj

■ Dhoma Amerikane e Tregtisë, 40 rekomandime qeverisë për investimet e huaja: Të luftohet korrupsioni!

■ “Gjyqtarët po lirojnë kriminelët”, Gjykata e Vlorës i përgjigjet ministrit Çuçi: Këto deklarata nuk i shërbejnë drejtësisë

■ U shkarkuan nga puna, mjekët specializantë kërkojnë takim me ministrinë: Do dalim në protesta, çështjen do e çojmë në gjykatë

■ Denoncimi i PD: Rama iu jep pa garë 55 mijë m2 tokë në bregdet dy miqve të tij, SPAK të hetojë këtë aferë të rëndë korruptive

■ Konflikti me 4 viktima, ShÇBA nis hetimet për policinë e Velipojës

■ Miratohet vendimi: Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme në Tiranë

■ Vrasjet dhe aksidentet e fundit në vend, Çuçi ia delegon përgjegjësinë drejtësisë: Gjyqtarët KÇK të reflektojnë. A është gati të japë dorëheqjen? Çuçi: Nuk ndiej përgjegjësi morale. Do doja të mos kishte aksidente

E lidhur: Çuçi ia la fajin magjistratëve, ILD: Është kthyer në traditë, vendimet nuk mund të bëhen objekt diskutimi në deklarata publike.

■ Kadilli depoziton propozimet për ndryshime statutore: Të çmontohet monopoli që ka kryetari i partisë mbi anëtarësinë.

■ Durrësi nën pushtetin e plehrave, Sako: Instancat qeveritare po merren me zgjidhjen e problemit. Mund të gjenden zgjidhje në landfille alternative

■ FSHF përcakton datat, kur luhet Superkupa Teuta-Vllaznia dhe kur nisin kampionatet në Shqipëri

Euro 2020

Spanja kualifikohet në çerekfinale, mposht 5-3 Kroacinë në kohën shtesë. Franca mundet nga Zvicra me penallti dhe kalon turin. 

Të fundit