Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Socialistët nuk i "binden" BE-së dhe OSBE-së, zgjidhet me 83 vota kreu i ri i AMA-s

■ E lidhur: Delegacioni i BE: Kryetari i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator me Kuvendin e ri; arsyet. Reagon dhe OSBE: Procesi për zgjedhjen e kreu të AMA-s të jetë gjithëpërfshirës

■ Rama shkarkon kryebashkiakun Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK

■ Shfuqizoi gjobën ndaj Veliajt, Gjykata Administrative rrëzon KAS-in. Veliaj u gjobit për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale

■ KAS rrëzon kërkesën e PD për ndërperjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës

E lidhur: KAS i rrëzoi kërkesën për Qerim Ismailajn, PD: Do ta çojmë në Gjykatën Administrative

■ Qarkulloi lajmi se janë identifikuar dy raste me variantin Delta në Shqipëri, ISHP e përgënjeshtron 

■ Yuri Kim: Sistemi i drejtësisë nuk është në majë të perfomancës; mesazhi për të korruptuarit

E lidhur: "Është vetëm fillimi", kreu i SPAK-ut: Do vijojmë hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë

■ Çuçi mbledh drejtuesit e rinj të Polisë së Shtetit, zbardhen porositë që iu dha

■ Plagosja e familjes në Velipojë nga shpërthimi i bombolës, arrestohet tregtari i gazit

■ Financial Times: Rreziku i kriptovalutave, i ngjashëm me “piramidat” shqiptare

■ Me përqafime dhe fjalime emocionuese, deputetët që i dhanë lamtumirën Kuvendit në seancën e fundit 

Të fundit