Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Zbardhet dosja e SPAK/ Si abuzuan zyrtarët e MB me tenderin e uniformave, ndryshuan sasinë, por jo çmimin 2.8 mld lekë

■ E lidhur: Jo vetëm uniformat për Policinë/ Pjesë e hetimeve të SPAK dhe dy tendera të tjerë të MB: mishi dhe lavanderia

■ Abuzimi me tenderin për uniformat e policisë, GJKKO lë në burg 8 zyrtarë, një në  “arrest shtëpie”   

■ Reformimi i PD, zbardhen 11 propozimet e Bashës për ndryshime në statut

■ Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë i vendosin tritol në oborrin e banesës. Pista kryesore, detyra që ai ushtron

■ Aleanca për Teatrin padit në SPAK ambasadorin Soreca dhe i kërkojnë Olta Xhaçkës ta shpallë "non grata"

■ PD: Rama shpërblen me dy tendera Agim Kajmakun, kanë qenë me ofertën më të lartë

■ Dyshohet për një rast me variantin Delta në Shqipëri, erdhi nga Britania. Ende asnjë konfirmim nga ISHP

■ U akuzua nga Bledi Çuçi për lirimin e Edison Begajt, KPK shkarkon gjyqtarin e Vlorës

■ Skandali/ Kanabis rritet edhe në serat e shtetit. Ministria pasi e ‘promovon’, fshin menjëherë videon

■ Pas 3 ditësh bllokimi, Qafë Thana i rikthehet normalitetit, lejohet kalimi i punëtorëve sezonalë 

■ 50 të arrestuar/ Goditet grupi kriminal, çoi mbi 400 emigrantë nga Ballkani Perëndimor drejt SHBA me dokumente false

■ Shtyhet seanca në Apel ndaj Adriatik Llallës, dorëhiqen dy gjyqtarë, avokati kërkon më shumë kohë për t'u mbrojtur

■ Tjetër shtet liron masat për shqiptarët, kushti i vetëm për udhëtarët 

Të fundit