Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit për shkelje të barazisë në tendera, tentoi të pengonte procesin zgjedhor

■ Pas kryebashkiakëve, Rama mbledh ministrat për tenderat: 70% me probleme, do iu çoj në SPAK nëse s'reagoni pas rekomandimit të APP

■ Reportër pa Kufij kritika Ramës për AMA-n: Demonstrim arrogant që kërcënon shtypjen e lirisë, zgjodhi kryetare ish-zëdhënësen

■ Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 2019, del data kur do të shqyrtohet kërkesa

■ Para në këmbim të vendit të punës në shtet, GJKKO jep 'arrest shtëpie' për ish-zv-ministren e Brendshme, Rovena Voda

■ Shpërndarja e mandateve/ Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar, nuk e heq herësin zgjedhor

■ Padia e AMT-së ndaj ambasadorit, reagon BE: Akuzat janë të pabaza dhe dezinformuese, mbështesim Sorecën 

■ KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe, kush janë

■ Shkollat do nisin mësimin dy javë para datës zyrtare, Kushi: Do rikuperojmë mangësitë nga mësimi online

■ Sekuestrohen 14 pako me kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Ekuadori, dy të shoqëruar

■ E lidhur: Kapja e kokainës në portin e Durrësit, arrestohet administratori i firmës, shpallet në kërkim pronari

■ Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe Doshin: Po bëjnë reprezalje në PS dhe administratë

■ Porti i Jahteve në Durrës s'do ndërtohet nga grupi arab, por nga një kompani ‘guaskë’ e themeluar pak muaj më parë 

■ Vakancat në Kushtetuese/ KED hedh shortin, caktohen relatorët që do të vlerësojnë kandidatët

Të fundit