Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Abazoviç vizitë zyrtare në Tiranë/ Çfarë i kërkoi Meta për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Rama takon Abazoviç: Patëm dakordësi në çdo pikë 

Lirohet nga burgu Tire Alldervishi, u shtir si infermiere dhe iu mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientes 

Zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa zëvendëson Fatos Tushen

Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç

Favorizuan ndërtimet pa leje/ Ndalohet kryeinspektori dhe tre zyrtarë të Bashkisë Dibër, në kërkim ish-drejtuesi i IMT

Pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës letër Ramës: Zgjasni orën policore, po bëni trajtim të diferencuar

E lidhur: Shoqata e Biznesit letër Ministrisë së Shëndetësisë: Ora policore na ushtron presion, merrni masa ose do reagojmë

Basha brenda korrikut me ekip të ri, Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë sekretarët dhe nënkryetarët e partisë

Kokaina në kontejnerin me banane/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, dosja i kalon SPAK-ut

Të fundit