Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Rritet numri aksidenteve në 2021, shkak sjellja e shoferit; INSTAT nxjerr shifrat, mbi 100 viktima në gjashtë muaj

■ Vakancat në Kushtetuese/ KED kërkon informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK për kandidatët

■ Mori ryshfet në këmbim të një vendi pune/ Voda kërkon lirinë, avokati: Nuk ka rrezik largimi nga vendi 

■ Lufta ndaj krimit, Yuri Kim: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm. Kim tha se siguria e kufijëve nga trafikimi i drogës apo emigrantëve të paligjshëm është shumë e rëndësishme. 

■ "Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë", Fatos Tushe kërkon lirimin nga qelia: S'jam i rrezikshëm

Drejtonin trafikun e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë e vendeve të BE, SPAK arreston dy fierakët; nis hetimi pasuror ndaj tyre

■ PD thirrje SPAK: Mos vononi hetimet për inceneratorin e Tiranës, tani do marrë dhe mbetjet nga Durrësi e Kavaja

■ Tenderi i uniformave të policisë, zbardhen dëshmitë e 6 të arrestuarve. Ish-drejtoresha: S'jam e qartë se cilin ligj kam shkelur

■ Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Gjykata e Lartë vendos pezullimin e punimeve

■ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

■ Paralajmëron Bujar Nishani: Nëse shkarkohem si kreu i Këshillit Kombëtar, Basha do diskreditohet 

■  UNESCO kërkon ndërprerjen e punimeve në by-pass-in e Gjirokastrës, rrezikon statusin



 

Të fundit