Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK konfirmon nisjen e hetimeve. Ato janë në fazën paraprake dhe do të bëhen me dije në përfundim

■ KPA shkarkon ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Besim Hajdarmataj cënoi besimin e publikut te drejtësia

■"Rruga për marrëdhënien SHBA-Shqipëri", Yuri Kim: Zgjedhjet jo të përsosura, Rama e Basha të kontrollojnë edhe njëherë listat

■ Zjarret në Europë/ BE ndihmë Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera, dërgon dy helikopterë për shuarjen e flakëve

■ Holanda ndihmon Shqipërinë në luftën me zjarret, ambasada: Dy helikopterë dhe 47 ushtarakë në ndihmë të Shqipërisë

■ KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave, do verifikohen tenderat për blerjen e pajisjeve të emergjencës

 “Rritja ekonomike përtej pritshmërive”, Sejko: Norma bazë e interesit, kredive njëditore dhe depozitave nuk ndryshon

■ Luiza Gega përfundon garën në Tokyo 2020, si u rendit atletja që e çoi Shqipërinë për herë të parë në finale

Të fundit