Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected] 

Rama shpall qeverinë e re, Arben Ahmetaj merr postin e zv.kryeministrit, emrat e kabinetit të ri. Lindita Nikolla i merr ‘stafetën’ Gramoz Ruçit, bëhet kryetarja e re e Kuvendit

■ Qeveria e re, Rama: Asnjë nga emrat nuk e ka ditur që do bëhej ministër

■ Fytyrat e reja të qeverisë ‘Rama’, ministrat e rikonfirmuar dhe ‘të pushuarit’; cilat janë ministritë që u krijuan dhe ‘u shkrinë’

Qeveri e përbashkët me PD? Rama: I gatshëm me një kundërofertë nëse nuk na shajnë më anglisht 

■ Francezi kërkon ndihmën e SPAK: Bashkia më sorollat prej 2 vitesh. Nuk rinovoj dot shtëpinë në Tiranë, më duhet të fle në hotel 

■ Doli politikani më i votuari në 25 prill, pse Rama i hoqi postin drejtues Taulant Ballës dhe e ‘degdisi’ në Fier-e shpjeguar

E lidhur: Rama sqaron pse zëvendësoi Ballën me Damian Gjiknurin

■ Tabela me votat e kandidatëve/ Nga Xhafaj te Ndreu e Shalsi, emrat që mbetën jashtë Kryesisë së PS

E lidhur: U përplas me Ramën, Ditmir Bushati emri më i votuar në Kryesinë e PS

Zgjidhet Kryesia e re e PS, nga Bushati, Majko, Kodheli e Balluku; cilët janë 12 anëtarët e rinj

■ Qeveria e re/ Gjiknuri i zë vendin Ballës, Çuçi ikën në Berat, Veliaj mban Tiranën; si ndryshuan drejtuesit politikë të PS në qarqe

■ Mbërrin një tjetër grup afganësh, shkon në 644 numri total i refugjatëve të ardhur në Shqipëri.

Të fundit