Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Zhvillimet në PD

■ Berisha nis ‘foltoren’ me demokratët, rrugët që mund të ndjekë ish kryeministri për të kundërshtuar vendimin e Bashës

■ Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar: Seanca parlamentare nuk do të bojkotohet 

■ Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë me 30 firma për referendum; ndër ta edhe djali i Sokol Olldashit

■ Aksioni për rikthimin e PD-së në shina/ Berisha nis turin nesër, takim me bazën në Tiranë; Kjo lëvizje vjen pas votimit të qeverisë së re

Të tjera

■ Pas Merkel, Shqipërinë do ta vizitojë edhe presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen në 28 shtator

■ Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti, qytetarët kërkojnë drejtësi për Sabrinën. Protestë në Tiranë dhe Fier

■ Pas dekretimit të qeverisë "Rama 3", Parlamenti mblidhet sot në 10.00 për ta votuar; çfarë parashikohet

Rektori i UT kundër vendimit të ministrisë: Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm, s'dimë si do të vijojë mësimi

Punëtorët sezonalë bllokohen sërish në Hanin e Hotit, u kërkohet tampon; punonjësit: Kostoja është sa paga

■ Nga rimëkëmbja te modernizimi, zbardhet Programi Qeverisës i PS për mandatin e tretë; 5 shtyllat kryesore

■ Miratohet certifikata dixhitale e vaksinimit për 7 shtete, mes tyre edhe Shqipëria.

 

Të fundit