Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nga firmat e delegatëve te thirrja e Kuvendit Kombëtar, Sali Berisha nis turin me demokratët. Tregon mekanizmin për largimin e Lulzim Bashës

■ U vetëdeklarua deputet i PD, Kuvendi nuk e njeh Berishën si pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike

■ As Berisha, as Basha: Grupi për PD kërkon krijimin e një Këshilli Drejtues të Përkohshëm

■ ‘Pakt’ Basha-Rama për të debatuar në Kuvend në ora 18 për të sfumuar Berishën?

■ E lidhur: Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe Bashën; Jo vetëm audiencën, Berisha “i rrëmbeu” Bashës edhe katër deputetë

■ Vendimi ndaj Berishës, takimet me kreun e SPAK e drejtuesit e qeverisë, intervista e plotë e Yuri Kim për VOA

■  "O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do", ish-kryeministri pritet me ovacione nga mbështetësit demokratë; "Nuk e kemi dashur kurrë Bashën, e kemi mbështetur prej teje", Berisha flet për bisedat me demokratët
 
■ LSI kërkon vend në Komisionet Parlamentare, cilët janë 3 deputetët që dorëzuan kërkesën
 
■ Kryeministri Rama flet për "Open Balkan", mesazhet që përcolli për politikën kosovare: Shqipërisë s'mund t’i jepen leksione
 
 
E lidhur: E quajti ‘motiv krenarie’ rezistencën e Shqipërisë ndaj Covid-19, Basha sulmon Ramën
 
 
■ Shpërthimi në Velipojë, humb jetën Alketa Gjoka. I vetmi i mbijetuar djali i vogël i familjes
 
■ 14.2 mld € për refomat/ BE mund të pezullojë ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, çfarë parashikohet
 
■ Tregtia me pakicë, INSTAT: Bien shitjet për ushqime dhe pije në tremujorin e dytë të 2021-it

Të fundit