Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Rama me "bishën" 500 mijë dollarëshe? Politiko kontakton kompaninë GMC, sa kushton në të vërtetë makina e kryeministrit 

■ Basha ‘rrëzon’ kërkesën e Sali Berishës për të mbledhur firma në mënyrë që të thirret Kuvendi Kombëtar i PD-së: S’mund të ketë grupime antiamerikane. Reagon Sali Berisha: Ish-kryetari e shpalli ‘non-grata’ bazën e partisë 

■ Ç’është Agjencia për Media dhe Informim, ‘njësia’ e re për propagandën e qeverisë ‘Rama 3’ dhe monitorimin e medias-e shpjeguar

■ Kreu i Bashkisë Vlorë Dritan Leli e shkarkon nga detyra, drejtori i Ujësjellësit nuk liron zyrën, përfundojnë në polici 

■ Mark Marku u tërhoq nga mandati, Agron Gjekmarkaj zgjidhet drejtuesi i ri politik i Lezhës

■ ‘Përplasje’ në selinë blu, Noka: Vendimi për Berishën 'thikë' pas shpine, Basha: Nuk lejoj grupime antiamerikane

■ Shpërthimi në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

Profili i Kristjan Sokolit/ Shqiptari që kapi NFL duke ardhur nga asgjëja

■ Vetingut po i mbaron mandati, PS-së i duhet opozita për të ndërhyrë në Kushtetutë; a ka sinjale për bashkëpunim nga PD? 

E lidhur: PS mbledh grupin në selinë rozë/ Në fokus, ndryshimet kushtetuese me synim zgjatjen e procesit të vettingut

Studimi i ASH: Mbi 73 % e popullatës është e imunizuar; nga vaksinimi i fëmijëve te doza përforcuese, çfarë rekomandon

■ Afganistani nën regjimin taleban, DASH i beson Donald Lu-së postin e rëndësishëm në Azi

■ Qeveria merr vendimin, nga sot automjetet me targa serbe nuk do të hyjnë në Kosovë;  Kurti reagon pas tensioneve në kufi: Vendim i ligjshëm dhe i imponuar nga Serbia.

 

Të fundit