Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Rritjet alarmante të kërkesave për azil, Gjermania kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë. E shqetësuar edhe Franca

■ Berisha nga Durrësi: I kërkova Bashës dorëheqjen në 2017, por gabova që nuk nisa procesin 

■ Evi Kokalari: Bashës iu kërkua përjashtimi i Berishës në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit në SHBA. PD pagoi 750 mijë dollarë

Del formulari, Sali Berisha nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

■ Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel për çeshtjen e targave

■ Skandali/ Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës vendos të mos vihen gjoba për 5 kompanitë

■ Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri takon delegacionin e OSBE/ODIHR: Të gatshëm për një tryezë të përbashkët me opozitën 

■ Nga një emigrant në i dyshuar për vrasje/ Historia e 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se ekzekutoi mësuesen britanike

■ Nga shpronësimet, fondi për vaksinat te restaurimi i godinës së Maks Velos, vendimet që mori qeveria

■ Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, PD nuk ndryshon qëndrim: Do të jemi fizikisht të pranishëm

E lidhur: Tërhiqet mazhoranca, Balla: Do propozojmë që mbledhjet të zhvillohen në sallë, deputetët të jenë të vaksinuar

■ Aldi Rama ndërron jetë në spitalin e Traumës;"Unë nuk jam për t'u kontrolluar", policia zbardh kronologjinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha

E lidhur: Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi: Familja do të marrë menjëherë trajtim financiar; Meta i akordon "Dekoratën e Artë të Shqiponjës": S'kurseu as jetën.

 

Të fundit