Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

SPAK nis hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë pas skandalit të “Pandora Papers”

■ Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, Gledis Nano emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. E lidhur: U emërua drejtor i ri i Policisë së Shtetit, kush është Gledis Nano, ish-kreu i Antiterrorit

A drekoi Ardi Veliu me mafiozët e Ndranghetta-s? Flet Prokurori i Catanzaro-s: Çfarë rezultoi kur kontrolluam dokumentet. E lidhur: Nga Burgaj te Veliu, mandati i papërfunduar i drejtorëve të Policisë së Shtetit; kush janë drejtuesit e uniformave blu prej vitit 2013

Ngec projekti i Rrugës së Arbrit gjashtë muaj para skadimit të afatit, zbardhet raporti i Ministrisë së Financave. Ndërsa punimet nuk kanë ecur sipas planit, pagesat e taksapaguesve për ndërtimin e rrugës kanë ecur me realizim plani 100%

■ Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, qindra qytetarë protestojnë përpara Kryeministrisë. Zbardhen 4 kërkesat drejtuar Ramës. E lidhur: Paralajmërimi për krizën energjetike, Berisha: E krijoi Rama, zbrazi qëllimisht kaskadën e Drinit në gusht 

■ Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve/ Rama prezanton planin e mbrojtjes brenda kësaj jave, ngrihet grup i posaçëm për menaxhimin 

■ Samiti i Brdos për BP, mediat e huaja: BE po përballet me krizë besueshmërie, premtimet pa përparim po nxisin tensione në rajon. 

Integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së ‘ngec’ sërish, samiti i Sllovenisë nuk cakton afat për zgjerimin

Rrëzohen dy dekretet e Metës për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë; Metës ka thënë se rrezikohet paqëndrueshmëria financiare dhe rritja e borxhit publik

■ Shtyhet me një javë hapja e Universiteteve, viti i ri akademik fillon më 18 tetor. 

Të fundit