Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ 370 të helmuar në Krujë, Ujësjellësi: Ka prezencë amoniaku në ujë mbi normë, të mos konsumohet nga depozitat

E lidhur: Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësin e inaguroi gjatë fushatës elektorale, ç'deklaronte Rama për ujin e pijshëm 

■ Sali Berisha nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë time ndaj Blinken . Konfirmon kandidimin në garën e PD: Do jem një prej tyre

■ Berisha: Basha po konkretizon marrëveshjen e re me Ramën për ndryshimin e kushtetutës

■ Rrezikon mandatin për shkak të babait, ç’thotë ligji i dekriminalizimit për Elda Hotin. Rastet e ngjashme, nga Braho te Tërmet Peçi 

■ Qeveria depoziton 'buxhetin 2022' në Kuvend/ Parashikohet rritje pagash për disa kategori, defiçiti mbi 100 mld lekë

■ Kapen mbi 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, policia: U gjetën në kamionin e ngarkuar me krom, arrestohen shoferi dhe pronari i mjetit

■ I infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë 5-vjeçari nga Saranda, ishte dërguar për kurim në Turqi

■  Debat në Komisionin e Ligjeve/ Bejtja: Ke vrarë një njeri në Elbasan, Bardhi: Ik more hajdut, dil jashtë!

■ PD depoziton në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së për produktet e shportës

Të fundit