Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Enkelejd Joti zgjidhet drejtor i Radio Televizionit Shqiptar. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT-së dhe drejtor në "Top Channel".

■  Basha emëron Sekretarin e ri të Marrdhënieve me Jashtë. Ai zëvendëson Arben Kashahun që dha dorëheqjen para pak ditësh.

■ Debate dhe replika në Kuvend. Rama ironizon Tabakun: Pyet atë që ke si balonë tabake. Basha i kthehet ashpër: Mbaje gojën, atë fjalor përdore në shtëpi; Rama replikon me Bardhin, i kujton 'Toyota Yaris-in' Bashës. Balla iu kërkon demokratëve të mos bëjnë "zhurmuesin"

■ Dyshimet për ekzistencën e 4200 firmave, Paloka vjen me propozim: Të caktohet nga një i besuar që të verifikojë formularët

■  Kryesia e PD voton thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor, tre deputetë dalin kundër 

■  E lidhur: Thirri Kuvendin/ Berisha i përgjigjet Bashës: Je i ftuar të vish në Kuvend më 11 dhjetor, është vetëm fillimi

■  Konfirmohen dy rastet e para me AH1N1 në Shqipëri, shenjat ngatërrohen me Covid-19

■  Lirohet nga detyra kreu i SHKKB, kush e zëvendëson

■ LVV me humbje të thellë, partia që fitoi më shumë komuna në Kosovë; kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën 

Të fundit