Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes. Seanca do të mbahet ditën e sotme në orën 09:00.

■ Ilir Meta zbardh prapaskenat: Basha mu lut me lot në sy të anuloj protestën e opozitës në 8 qershor 2019 dhe zgjedhjet lokale

E lidhur: Meta: Basha bojkotoi 13 tetorin, tradhtoi aleatët që donin zgjedhje vendore

■ Formulari/ “Nuk diskutoj vendimet e SHBA”, Basha me qëndrime kontradiktore për thirrjen e Kuvendit Kombëtar-E shpjeguar

■ Pretendon se e mbështesin 97 % e demokratëve, por Basha u mbyll komentet në Twitter dhe Instagram

■ Ndryshimet kushtetuese, Komisioni i Venecias merr kërkesën: Opinioni do të nxirret në kohën e duhur

■ Shqipëria strehë për emigrantët nga MB? Zv.ministri: S'ka lidhje me marrëveshjen, marrim përsipër vetëm tranzitin

■ Çelja e negociatave/ Bullgaria nuk ndryshon qëndrim për veton: S'duhen bërë lëshime për MV. Penalizohet Shqipëria?

■ Greqia e shqetësuar nga "Shqipëria e Madhe": S'është hera e parë që Rama flet për bashkim, ndryshimi i kufijve hap kutinë e Pandorës

■ Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, mbahet më 26 Nëntor

■ Adresat e banimit/ Konfirmimi bëhet në e-Albania ose në Gjendje Civile, në të kundërt nuk merr certifikatë

■ Gledis Nano urdhëron testin e drogës për Policinë e Shtetit, si do bëhet përzgjedhja

Të fundit