Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Ashpërsohen masat/ Vaksinim i detyrueshëm për administratën dhe punonjësit e marketeve, 3 vendimet e reja

■ Personat me aftësi të kufizuara protestë para Kuvendit/ Rama i takon: Do t'ju presë ministrja, mos rrini në shi! Nesër shkoj në SHBA, kur të kthehem do komunikoj me ju; Kryeministri merr dozën e tretë

E lidhur: Rama sot drejt SHBA-së me ftesë të Hillary Clinton, arsyeja

■ Albana Fico është drejtoresha e re e QSUT-së. Ajo zëvendëson në detyrë Enkelejd Jotin, i cili u largua për të drejtuar RTSH-në

■ Deklarata e fortë e Metës: Basha dopio lojë me paktin e detit me Greqinë, ç’bëri kur ishte ministër i Jashtëm. Basha i përgjigjet: Negociatat u ndoqën nga njeriu i Ramës dhe Metës

■ Jo vetëm dëshmitar, prokuroria belge procedon penalisht Lulzim Bashën për 'Toyota Yaris'. Mohon kreu i PD: Gati të shkoj që sot drejt Brukselit, dëshmia ime në SPAK

■ Nga Tirana, Durrësi e Gjirokastra, kush janë delegatët që kanë firmosur pro Kuvendit të Berishës-E shpjeguar

■ Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës, me kë e zëvendësoi Basha 

■ Liroi të fortët nga burgu, SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha 

■ Certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

■ Krimi kibernetik/ Shqipëria vendi i tretë më i mbrojtur nga vjedhja e të dhënave personale

■ Sekuestrohen 450 kg drogë në Milano, arrestohet shqiptarja e njohur si 'zonja e drogës'

Të fundit