Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Basha e përjashtoi nga PD, reagon Berisha: Njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit dhe të thonë 'këta nuk janë gjallë'

■ Basha me minus 10 deputetë në Kuvend, a do të krijojë Berisha grupin e tij parlamentar? (Rregullorja)-E shpjeguar

PD kundër presidentit: Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg! Mbaroi koha kur PD përdorej si mburojë

■ “Do vritet një deputet në 8 janar”, Spartak Braho thellon deklaratën: Veç Alibeajt, në listë ishin edhe Salianji dhe Bardhi

Socialistët mbledhin Kongresin më 29 Janar, parashikohen ndryshime në statut

■ Kronologjia e 8 janarit/ PD iu dërgon raport të detajuar të protestës ambasadave dhe KE-së

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Politika shqiptare shpreh ngushëllimet

Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, mban fjalim në seancën plenare të Kuvendit

■ Bullgaria lë ‘pa afat’ veton ndaj RMV-së:Tirana të ecë me integrimin, pa u ndikuar nga Shkupi

■ Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Vendimi është marrë në mbledhjen maratonë të Kryesisë.

E lidhur: Përjashtohen edhe 8 mbështetësit e Berishës nga PD dhe pezullon anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Nga Këlliçi te Baçi, kritikët e fortë që Basha iu dha një shans 

■ U përjashtuan ose pezulluan, mbështetësit e Berishës nuk e njohin vendimin e Kryesisë; reagimet

■ Rritet numri i aksidenteve, Gledis Nano ndryshon drejtuesit e Policisë Rrugore. Tetë shefat që ikin dhe kush i zëvendëson.

Të fundit