Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Shkarkimi i Presidentit/ Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Kuvendin, Meta në detyrë deri më 24 korrik

■ E lidhur: Reagon Ambasada amerikane: Po pasqyrohet pavarësi dhe integritet 

■ Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Meta reagon për herë të parë: Proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi

■ Gjykata Kushtetuese lë në detyrë Metën, si nisi përplasja për shkarkimin e presidentit pas 25 prillit

■ Pas zgjatjes së ‘vettingut’, PS-PD tjetër pakt në Kuvend: miratohen 6 anëtarët e AMA-s, tre prej tyre ‘njerëz’ të Bashës

E lidhur: Basha shpërblen të vetët: dërgon në AMA këshilltaren, gazetarin e Hysenbelliut dhe të birin e mbështetësit mediatik

■ Deklarata e fortë e Berishës: Përgjimet kanë gjetur lidhje të bandave me qeveritarët shqiptarë. Çfarë është “SKY”, aplikacioni i mafias

■ “Babai i deputetit merr 10 mln lekë në muaj nga inceneratori i Tiranës”, Basha dhe Kryemadhi akuza ndaj Alqi Bllakos

■ Policia e mohon, si qëndron e vërteta e “raportit për muxhahedinët e përfshirë në trafiqe”: Ndërhynë diplomatë të huaj për ta mbyllur

■ Gjykata pezullon zgjedhjet e 2 marsit për kreun e FSHF, gjobit me 700 mijë lekë federatën         

■ Nga Shqipëria në Somali e Gambia/ Shqiptarja Etleva Kadilli udhëheq fushatën e vaksinimit në botë nga UNICEF               

■ Indeksi i Ekonomisë së Lirë: Shqipëria fiton pikë në shpenzimet tatimore, problematik sistemi i drejtësisë        

Të fundit